Ekipi i Kosovës largohet nga Valencia pas katër ditësh bllokimi
Ekipi i Kosovës që ishte pjesëmarrës në FIA Motorsport Games “Valencia 2024” është nisur nga qyteti spanjoll i Valencias në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes, pas katër ditësh i bllokuar në këtë qytet për shkak të përmbytjeve shkatërruese që goditën Spanjën.
“Deri tani, largimi nga Valencia ka qenë i pamundur, pasi qyteti ka qenë plotësisht i bllokuar dhe linjat e transportit urban dhe ndërurban kanë qenë jashtë funksionit.
Aeroporti dhe linjat tokësore ishin të bllokuara, ndërsa raportohet se rreth 200 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur”.
“Ekipit të Kosovës i është dashur të gjejë rrugë alternative për t’u kthyer, duke fluturuar përmes destinacioneve të ndryshme, si Vjena, Stambolli, Tirana dhe Shkupi”, njofton Federata e Autosporteve të Kosovës me anë të një postimi në Facebook.
Ky ekip duhej të nisej nga Valencia për në Kosovë mbrëmjen e së martës por për shkak të stuhisë dhe vërshimeve, fluturimi ishte i pamundur.
Tashmë numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Spanjë ka arritur në 158, gjersa ekipet e shpëtimit që ende po kërkojnë për të zhdukurit në atë që mund të njihet si fatkeqësia më e rëndë e lidhur me stuhinë në Evropë në më shumë se pesë dekada.