Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor zbret personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë

E përditësuar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbritur personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë.

Gashi ka treguar se i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë.

“Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbrit personin e lënduar. I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit”, ka thënë Gashi.

***

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rreth orës 15:30 janë njoftuar për një person të ngujuar në kilometrin e tretë të “Via Ferrata”.

Gashi ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit, ndërkohë që ende s’dihen lëndimet e pësuara.

“Rreth orë 15: 30 policia është njoftuar se në “Via Ferrata”, në km e 3’të një person ka mbetë aty dhe është lëndu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarfikësit. Nuk dihen ende lëndimet”, ka thënë ai.

Ndërkohë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare kanë njoftuar se kanë pranuar thirrje për ndihëm në njërën prej “Via Ferrata-ave” në Pejë.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë.

Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit.

Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Lajmet Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor zbret personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>