Ekipet e Gjilanit ndahen baras

Derbi i Anamoravës nuk zhgënjen, teksa edhe këtë herë Drita e Gjilani ofruan 90 minuta të luftuara në çdo cep të fushës, por në fund u detyruan të pranojnë verdiktin e saj, duke ndarë nga një pikë falë barazimit 2-2.

“intelektualët”, që ishin pritës në këtë takim, humbën kështu një mundësi të mirë për t’u ngjitur në krye të renditjes, duke mos përfituar nga barazimi me Ballkanit dhe Llapit, dy skuadra rivale direkte për titullin kampion.

Blend Baftiu i dha avantazhin Dritës që në minutën e 24-t, ndërsa reagimi i Gjilanit ishte i shpejtë, pasi golat e Edi Bashës dhe Ismajlit sollën përmbysjen që në pjesën e parë ,duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.

Pjesa e dytë nisi sërish me Dritën kërkuese, teksa Dabiqaj riktheu baraspeshën në minutën e 55-të, ndërsa tre minuta më vonë Ajzeraj mori kartonin e dytë të verdhë dhe la “intelektualët me një lojtar më pak në fushë.

Lajmet Ekipet e Gjilanit ndahen baras >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>