Edwards: Ministria e Drejtësisë ua ktheu shpinën ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë në Kosovë, ua ka kthyer shpinën ish-krerëve e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët prej një kohe janë në paraburgim në Hagë. Ai ka thënë se me pagesat e reja për avokatë të caktuara nga ministria, është e pamundur që të krijohen ekipe të ekspertëve për t’i mbrojtur të akuzuarit.

Iain Edwards që nga nëntori i vitit të kaluar është angazhuar si avokat kryesor në rastin e Isni Kilajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në këta muaj, Edwards nuk është aspak i kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga ministria e drejtësisë në Kosovë.

“Ajo përkrahje tashmë është zhdukur. Ministria e Drejtësisë tani qartazi nuk përkujdeset për këta veteranë të cilët janë në paraburgim në Hagë. Ministria e Drejtësisë nuk është e gatshme që t’i mbështesë ata,” tha Iain Edwards – Avokat i Isni Kilaj.

Pakënaqësitë e Edwards ndërlidhen me udhëzimin e ri administrativ të ministrisë së drejtësisë, i cili ka ulur drastikisht pagesat për avokatët e angazhuar në Speciale.

Për rastin e Kilajt, avokatit Edwards i janë ofruar vetëm një mijë euro pagesë.

“Për mua nuk do të ishte problem që të punoja për një mijë euro në muaj. Mirëpo problemi është që unë kam nevojë që të ndërtoj një ekip, duhet të krijoj një sistem, duhet të angazhoj hetues, duhet të angazhoj juristë të tjerë me të cilët duhet të bashkëpunoj. Kështu që një mijë euro në muaj është shokuese, është e turpshme. Unë do t’i bëja thirrje ministrisë së drejtësisë që të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë dhe ta rikthejë skemën e vjetër,” shtoi Iain Edwards, raporton Dukagjini.

Televizioni ka pyetur në ministrinë e drejtësisë, se përse janë caktuar tarifa të tilla, duke e pasur parasysh faktin se vet Kuvendi i Kosovës ka vendosur që kjo gjykatë të vendoset jashtë vendit, duke krijuar kështu shpenzime shtesë për të akuzuarit, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje konkrete.

“Rasti i z. Isni Kilajt është akoma në fazën paraprake, Prokurori i Specializuar ende nuk ka ngritur aktakuzë në këtë çështje. Duke u bazuar në të lartcekurat Komisioni ka vendosur që për fazën e procedurës paraprake të i propozoj mbrojtjes shumën prej 1,000.00 euro. Tarifat për shpenzimet e mbrojtjes, në Udhëzimi Administrativ janë të përcaktuar në konsultim me ekspertë dhe janë në interesin e Republikës së Kosovës”

Në përgjigje, ministria ka sqaruar se lartësia e pagesave përcaktohet nga disa rrethana, si natyra e akuzave, pozita e pretenduar e të dyshuarit ose të akuzuarit në hierarkinë politike ose ushtarake, si dhe numri i dëshmitarëve.

“Për vepra penale të ngjashme, e kemi parë që Gucati dhe Haradinaj janë dënuar me më shumë se katër vite burgim. Aktkauzat kundër administrimit të drejtësisë nuk janë rastet më serioze të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mirëpo prapë se prapë të vështira, komplekse dhe raste serioze. Nuk mund ta pranoj këtë arsyetim të qeverisë. Qeveria po ua kthen shpinën këtyre veteranëve,” u shpreh Avokati i Isni Kilaj.

Shuma maksimale që ministria ka vendosur të paguaj për mbrojtjen e një të akuzuari nga Specialja, është 120 mijë euro në muaj.

Lajmet Edwards: Ministria e Drejtësisë ua ktheu shpinën ish-krerëve të UÇK-së në Hagë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>