Edon Zhegrova fitues i çmimi “Fadil Vokrri”

Edon Zhegrova, e ka fituar çmimin “Fadil Vokrri”, që i ndahet futbollistit më të mirë të përfaqësueses.
“Ndihem shumë i lumtur për çmimin e po ashtu që e mban emrin e legjendës Fadil Vokrri. Shpresoj se viti 2025 do të jetë edhe më i suksesshëm. Shpresoj të arrijmë qëllimet me Kosovën dhe me klub”, ka thënë Zhegrova.
Ai ka shkëlqyer te Lille, sidomos në Ligën e Kampionëve.