Edi Rama për RAI3: Ja pse pranuam marrëveshjen me Italinë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama tha se ka pasur kërkesa nga vende të tjera për marrëveshje për ngritjen e qendrave të emigrantëve por i ka refuzuar.
Rama ka ripërsëritur arsyet sepse pranoi një marrëveshje me Italinë, ndërsa e konsideroi të pakuptimtë që të kishte një marrëveshje të ngjashme me Britaninë e Madhe.

Ndërkohë i pyetur nëse ka kërkuar që qendra pritjeje për emigrantët të ngriheshin edhe në Kosovë, kryeministri e ka mohuar diçka të tillë, por shtoi se ishte në dijeni të bisedimeve që kishin nisur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Danimarkës, por nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur në këto bisedime.

Gjithashtu, Kryeministri është pyetur lidhur me Bechettin, dhe pse Shqipëria nuk pranon të paguajë 135 mln euro pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Rama tha se për ne Bechetti është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg, ndërsa tha se me të ka një proces gjyqësor në Belgjikë për të cilën nuk mund të flasë më shumë, pasi është një çështjes në gjykim.

Nëse shqiptarët që emigronin në Itali do të shkonin në Tunizi apo Egjipt si do ndiheshit?

Nuk është e njëjta. Nuk është temë politikës së përditshme, sepse të gjithë që vijnë në qeveri flasin për kontrollin e fluksit. Çfarë duhet të bëjmë. Të bëjmë moral? Këtu ka nevojë për një tryezë të përbashkët si nga e majta dhe e djathta. Unë besoj në zgjidhje që funksionojnë dhe nuk kanë lidhje me të majtën e të djathtën. Shqipëria nuk mund të zgjidhë vetëm këtë problem . Është një problem që duhet ta godasësh së bashku.

A do të ngrihen kampe të tjera?
Kemi pasur oferta të tjera por kemi refuzuar, sepse nuk ka kuptim. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia në mënyrën si i shohim gjërat.

Lajmet Edi Rama për RAI3: Ja pse pranuam marrëveshjen me Italinë për emigrantët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>