“Edi jam, dua 100 mijë euro”/ Rama reagon pas mesazheve të rreme, thirrje qytetarëve: Shmangni kurthin e kësaj loje kriminale

Kryeministri Edi Rama është shprehur në një reagim në rrjetin social “X’ se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot.

Sipas tij autoritetet kanë ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që teksa policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit nëse marrin mesazhe në emrin e personave publikë.

Reagimi i plotë:

Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

Lajmet “Edi jam, dua 100 mijë euro”/ Rama reagon pas mesazheve të rreme, thirrje qytetarëve: Shmangni kurthin e kësaj loje kriminale >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>