E zuri gjumi në timon, 38-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali

Një aksident tragjik në Cremona të Italisë i ka marrë jetën një 38-vjeçari shqiptar. Viktima është Erion Bali, raportojnë mediat italiane.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes më 2 Janar teksa 38-vjeçari po kthehej në shtëpi tek bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij, njëri prej të cilëve vetëm disa muajsh.

Ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe makina përfundoi në barrierat anësore të rrugës duke u shkatërruar tërësisht.

Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje mundën të bënin shumë pak për të shpëtuar shqiptarin.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina trupin e të ndjerit, për shkak se makina ishte shkatërruar tërësisht nga përplasja e fortë.

Lajmet E zuri gjumi në timon, 38-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>