E trishtë/ Kjo është studentja që humbi jetën sot në Prishtinë, 2 javë më parë u godit nga treni

Ka ndërruar jetë 21-vjeçarja, e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka.

Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.

“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.

Policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.

“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Lajmet E trishtë/ Kjo është studentja që humbi jetën sot në Prishtinë, 2 javë më parë u godit nga treni >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>