E sulmuan dy qen pit bull, ndërron jetë i moshuari në Durrës

Ka ndërruar jetë i moshuari nga Durrësi, i cili u sulmua pak ditë më parë nga një qen pitbull. Halil Basha, 84 vjeç kishte marrë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.

Ngjarja u regjistrua pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13.

Sakaq, në pranga ra edhe pronari i qenit, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Mësohet se 44-vjeçari Armand Lala e mbante pitbullin në shtëpi por në një moment pakujdesie qeni ka mundur të shpëtojë dhe të dalë në rrugët e qytetit ku edhe ka sulmuar të moshuarin.

Lajmet E sulmuan dy qen pit bull, ndërron jetë i moshuari në Durrës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>