E RËNDË/ Vritet polici në Fier, detajet e ngjarjes së rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Baltëz të Fierit. Dyshohet se nga ngjarja ka mbetur i vrarë një efektiv policie.

Mësohet se polici që ka humbur jetën nuk ka qenë në detyrë. Autorët janë larguar me një makinë ngjyrë blu.

Polici i vrarë është Novruz Cenalia, 28 vjeç. Ai ishte i veshur me uniformën e “Shqiponjave” kur ndodhi sherri dhe po shkonte të merrte shërbimin në komisariat.

Ai është qëlluar nga Asllan (Azgan) Mërnica.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Lajmet E RËNDË/ Vritet polici në Fier, detajet e ngjarjes së rëndë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>