E rëndë/ Vritet me thikë i riu shqiptar në Angli, familja: Na ndihmoni të sjellim trupin në atdhe

Një sherr me thika i ka marrë jetën një 26-vjeçari shqiptar në Angli. Ngjarja që ka rezultuar fatale për Anselam Senaj mësohet se ka ndodhur pak ditë më parë.

Lajmi nuk është bërë i ditur nga mediet britanike, por familjarët e të ndjerit kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri.

26-vjeçari nga Kopliku ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen.

Mesazhi i familjarëve
Përshëndetje si familjar është mjaft e vështirë ta pranojmë këtë humbje në një moshë kaq të re, ne kemi humbur vëllain tonë në mënyrën më tragjike të mundshme. Në moshën 26 vjeçare duke u goditur me thikë për vdekje. Regjistrohu në gofundme për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur që ai të kthehet në shtëpi në Shqipëri, të ndihmojmë familjen me koston e funeralit pasi është mjaft e vështirë për ta të përballen me humbjen e djalit të tyre dhe probleme financiare, ne bëjmë thirrje për mbështetjen tuaj që ai te mund të kthehet në shtëpi për të pushuar në paqe.

Kostoja për të sjellë në Shqipëri arkëmortin me trupin e pajetë të të riut shqiptar shkon deri në 10 mijë paund. Shumë e cila për familjen e të ndjerit është e papërballueshme.

Lajmet E rëndë/ Vritet me thikë i riu shqiptar në Angli, familja: Na ndihmoni të sjellim trupin në atdhe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>