E rëndë/ Përplasen tre automjete pranë aeroportit të Rinasit, vdes 32-vjeçari nga Kosova

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm teksa mësohet se viktimë ka mbetur një i ri, ndërsa tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet janë lënduar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se një prej automjeteve tip “Skoda” me targa të Kosovës ka hyrë në parakalim të gabuar ndaj një kamioni “Volvo” dhe është përplasur me një “Benz”.

Si pasojë drejtuesi i automjetit “Skoda”, G.R, 32 vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmet E rëndë/ Përplasen tre automjete pranë aeroportit të Rinasit, vdes 32-vjeçari nga Kosova >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>