E rëndë në Tiranë/ Shemben skelat e pallatit në ndërtim, plagosen dy qytetarë

Një strukturë hekuri, skelë, është shembur në një pallat në ndërtim në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Për pasojë dy kalimtarë të moshës 70 dhe 45 vjeç janë plagosur. Ata janë dërguar në spital në kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet E rëndë në Tiranë/ Shemben skelat e pallatit në ndërtim, plagosen dy qytetarë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>