E rëndë në Tiranë/ 53-vjeçari bie nga kati i 6-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mesditën e kësaj të marte.

Policia bën të ditur se një 53-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 53-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet E rëndë në Tiranë/ 53-vjeçari bie nga kati i 6-të i pallatit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>