E rëndë në Kavajë/ Babai dyshohet se kreu marrëdhënie se*ksuale me të bijën e mitur, arrestohet 48-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Kajavë, ku vajza 15-vjeçare ka kallëzuar të atin se e ka kryer marrëdhënie seksuale me të gjatë 4 viteve të fundit.
Pas denoncimit në polici, shërbimet e Komisariatit të Kavajës kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.
Njoftimi i policisë/ Kavajë
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.
“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lajmet E rëndë në Kavajë/ Babai dyshohet se kreu marrëdhënie se*ksuale me të bijën e mitur, arrestohet 48-vjeçari >> Rahoveci INFO.