E rëndë në Divjakë/ 53-vjeçari humb jetën në pikën e grumbullimit, e goditi makineria e paketimit të ushqimeve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pikë grumbullimi në Divjakë. 53-vjeçari Ilir Lena, punonjës i kësaj pike ka humbur jetën pasi është goditur nga makineria e paketimit të ushqimeve.

Subjekti ku humbi jetën Lena është Fabrika Agro F&R Janko në pronësi të Ristan Janko.

Viktima, nga të dhënat e para ka qenë duke punuar për transportin e karrotave kur është zënë nga një mjet transportues.

Sipas dëshmive të punëtorëve të tjerë, Lena kishte mbi 20 vjet që punonte në këtë pikë dhe ishte një nga punonjësit më të mirë.

Edhe pse është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjes, 53-vjeçari nuk ia ka dalë të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen,ku po pyeten të gjithë personat që kanë dijeni apo që kanë qënë në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet E rëndë në Divjakë/ 53-vjeçari humb jetën në pikën e grumbullimit, e goditi makineria e paketimit të ushqimeve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>