E rëndë në Berat, rrihet barbarisht kamarieri 17-vjeçar

Një kamerier, 17 vjeç është rrahur brutalisht në ambientet e tij të punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në një piceri në qendër të qytetit të Beratit.

Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap.

Mësohet se deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve.

I plagosuri me inicialet B.D., është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Lajmet E rëndë në Berat, rrihet barbarisht kamarieri 17-vjeçar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>