E RËNDË/ Futet në intubim avokati që u dhunua në ish-bllok, përkeqësohet gjendja shëndetësore

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi. Sipas informacioneve të fundit nga spitali i Traumës, avokati Mëngjesi është futur në intubim.

Raportohet se gjendja shëndetësore e avokatit është përkeqësuar. Avokati u godit mëngjesin e sotëm nga të paktën 3 persona, në një nga rrugët e zonës së ish-Bllokut.

Ndaj tij është qëlluar me mjete të forta, ndërsa pësoi goditje në kokë, çka duket se i kanë përkeqësuar shëndetin. Avokati u transportua drejt spitalin e Traumës pak momente pas dhunës që pësoi ndërsa iu nënshtrua skanerit dhe kontrolleve të tjera, nga ku rezultoi se kishte fraktura dhe goditje në kokë, që i kanë shkaktuar fraktura dhe hematoma.

Pavarësisht se më parë ishte raportuar për një gjendje të qëndrueshme shëndetësore, mjekët e Traumës kanë vendosur avokatin në intubim, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur.

Lajmet E RËNDË/ Futet në intubim avokati që u dhunua në ish-bllok, përkeqësohet gjendja shëndetësore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>