E reja shqiptare abuzohet s*ksualisht nga një palestinez në Greqi. Agresori e lidh me litar dhe e goditet me thikë (FOTO+EMRI)

Një 33 vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë dhe gjithë trupin.

Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.

Ajo u transportua në spital për të marrë ndihmën e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimtë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin.

Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.

Lajmet E reja shqiptare abuzohet s*ksualisht nga një palestinez në Greqi. Agresori e lidh me litar dhe e goditet me thikë (FOTO+EMRI) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>