E përplas makina, humb jetën 65-vjeçari në Lushnje

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Savër në Lushnje.

Një vajzë 28-vjeçare duke udhëtuar me mjetin e saj tip “Toyota” ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën ndërkohë që është ende i paidentifikuar.

“Fier/Informacion paraprak: Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Lajmet E përplas makina, humb jetën 65-vjeçari në Lushnje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>