E përdorni si erëz, por a e dini se kjo bimë ndihmon në ruajtjen e ngjyrës së rrobave

Gjethet e dafinës nuk mund t’i përdorni vetëm në kuzhinë. Shumë njerëz nuk e kanë idenë se gjethet e dafinës mund të ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës së rrobave. Mund t’i vendosni direkt në lavatriçe, por do të keni një efekt më të mirë nëse i vendosni në një legen me ujë.

Në varësi të sasisë së rrobave, merrni disa gjethe dafine, vendosini në ujë dhe ziejini. Kur uji të ftohet pak, pas 20-30 minutash lagni rrobat në të dhe lëreni të qëndrojë për disa orë. Mund t’i përzieni herë pas here me dorë për të arritur një efekt më të mirë.

Më pas shtrydhini mirë rrobat dhe lajini si zakonisht në lavatriçe ose me dorë. Ky truk funksionon më së miri me veshjet e bardha.  /Rahoveci INFO

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!