E papritur, trajneri i Trepçës largohet një ditë para ndeshjes tepër të rëndësishme

Trajneri Engin Gençoglu i ka ndarë rrugët me Trepçën në një moment krejtësisht të papritur. “Minatorët” nesër e zhvillojnë ndeshjen e tretë finale të play-off-it me Pejën dhe largimi i tij sigurisht që nuk duket i thjeshtë.
I kontaktuar nga KOHA, Gençoglu ka thënë se të gjitha pyetjet t’i drejtohen nënkryetarit të klubit, Lindrit Misini.
“Jo, nuk dua të flas. Ju lutem thirreni Lindrit Misinin dhe bëjani të gjitha pyetjet”, ishte përgjigja e shkurtër e Gençoglut. Largimi i trajnerit nga Turqia ishte i papritur dhe erdhi pak ditë pas humbjes së Trepçës nga skuadra e Pejës (107:79). Po ashtu, kjo situatë te Trepça ngjau një ditë para ndeshjes së tretë që Trepça e luan në Mitrovicë kundër Trepçës. Gençoglu erdhi në krye të Trepçës në janar të këtij viti dhe e udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Kupën e Kosovës.
Lajmet E papritur, trajneri i Trepçës largohet një ditë para ndeshjes tepër të rëndësishme >> Rahoveci.INFO.