E njohim si këngëtare, por a e dinit që Krusita është edhe juriste – tregon pse pauzoi nga muzika

Në emisionin e sotëm të “Ftohtë e Nxehtë”, me Granit Miftarin ishte e ftuar artistja e njohur nga Shqipëria, Krusita.
Ajo në këtë emision foli për shumë tema ndër të tjera tregoi edhe për profesionin e saj si juriste.
“Isha shumë e fokusuar te shkolla në atë periudhë dhe duke qenë se unë bëj shkollë që nuk ka lidhje me muzikën kështu që thashë, ta mbaroj këtë, ta heq si hall, tani të fokusohem te muzika, tani jam juriste dhe avokate”, tha ajo.
Tutje Krusita tregoi se pse ka vendosur të studioj një drejtim që nuk ka të bëj fare me muzikën.
“Nuk e di, ka qenë një zgjidhje shumë spontane, domethënë unë historikisht kam deshtë të studioj mjekësi, diçka erdhi më foli te veshi e tha Jo, jo, jo, shko këtu!, Në fakt, ishte babi që më sugjeroi të mos e studioja mjekësinë, duke qenë se ai e di sa shumë e duan muzikën”, tha Krusita. /21Media
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë