E kapi RENEA në Shkodër, kush është Shkëlzen Xhenje dhe rekordet kriminale

RENEA, në bashkëpunim me Policinë e Shkodër arrestuan Shkëlzen Xhenje, i konsideruar si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Ai është shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”. Xheje konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos.

Shkëlzen Xhenje ishte në kërkim për disa ngjarje të ndryshme kriminale. Konkretisht rezulton i akuzuar nga SPAK-u në kuadër të dosjes “Metamorforza” për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Po ashtu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi në vitin 2021 bashkë me dy persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave. Ndërkohë 32-vjeçari rezulton i dënuar edhe nga Gjykata e Lezhës për futje të sendeve të paligjshme në burg.

“32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim””, njoftoi policia.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Historiku”. 32-vjeçari u gjet në një banesë në fshatin Kuç, ndërsa aksioni u krye nga forcat speciale të RENEA-s për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet Xhenje.

Lajmet E kapi RENEA në Shkodër, kush është Shkëlzen Xhenje dhe rekordet kriminale >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>