“E duam plazhin që mos të vijë dikush nga mali të vërë çadrën”/ Olta Xhaçka sqaron deklaratën

Një fjali e shprehur në intervistën në Top Channel nga ish-ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi reagime të shumta.

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u fliste për investimit e bashkëshortit të saj në Himarë.

Sot në një intervistë për Report TV, Xhaçka tha se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.

“Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet.

Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti.

I kanë dhënë konotacion krahinor, është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit.

Që ti japësh konotacione krahinore, absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë.

Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti” tha Xhaçka

Lajmet “E duam plazhin që mos të vijë dikush nga mali të vërë çadrën”/ Olta Xhaçka sqaron deklaratën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>