E bujshme/ Milan interestohet për Armando Brojën – gati të paguajnë 40 mln euro

Në shtëpinë e “djallit” mbetet temë e hapur çështja e sulmuesit të ri. E sigurt është që nga Milano në fund të këtij sezoni do të largohet njëri ndërmjet Giroud dhe Jovic.

Sulmuesi francez është futur në vitin që i përfundon kontrata, është në një moshë të madhe, 38 vjeç, pra pavarësisht rendimentit të tij pozitiv, edhe nëse Milan i ofron një kontratë të re, vetë Giroud do të reflektojë pasi preferon të mbyll karrierën e tij në MLS, në SHBA.

Drejtuesit e Milanit po kërkojnë prej kohësh një profil të lartë, një sulmues klasi, të ri, për të mbyllur këtë diskutim, të gjejnë një sulmues që ofron garanci për të ardhmen.

Për t’ia arritur këtij qëllimi janë të gatshëm të investojnë deri në 40 milionë euro.

Preferencë e parë janë emra si Benjamin Sesko i Leipzig dhe Jonathan David i Lille, por La Gazzetta dello Sport shton edhe emrin e Brojës, pasi situata rreth sulmuesit kuqezi ka ndryshuar.

Më herët, kur Milani u interesua për Brojën hasën në një “Jo” të fortë nga ana e Chelsea-t, por tani sipas The Sun, blutë janë të gatshëm të negociojnë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e Brojës, mund ta shesin menjëherë, ose huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro.

Në këto kushte, Milan ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Broja pasi sulmuesi kuqezi është një profil që i përshtatet shumë.Në këto kushte, Milan ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Broja pasi sulmuesi kuqezi është një profil që i përshtatet shumë.

Lajmet E bujshme/ Milan interestohet për Armando Brojën – gati të paguajnë 40 mln euro >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>