Dyshonte se i përdhunonte të bijën, shqiptari vret kunatin në Greqi

Një ngjarje e rëndë raportohet në mediat greke. Një 33-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje nga kunati i tij 50-vjeçar, po shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Volos. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, 50-vjeçari e qëlloi vëllain e bashkëshortes së tij me shotgun, e më pas u vetëdorëzua në polici.

I pyetur për shkaqet e këtij krimi të rëndë, në polici shqiptari tha se e kishte marrë vendimin për ta vrarë kunatin në mëngjes, pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se viktima e përdhunonte që prej moshës 9-vjeçare dhe së fundmi, të paktën sipas dëshmisë së shqiptarit në polici, e kishte shantazhuar se do t’i publikonte videot e fotot intime.

Po sipas asaj që shkruajnë mediat greke, autori i dyshuar i vrasjes la takim me 33-vjeçarin mbrëmjen e së martës në zonën e Agria, me një pretekst të parëndësishëm. Kur palët u takuan patën një debat, më pas 50-vjeçari e qëlloi me shotgun kunatin në fytyrë e kraharor.

“Vrava njeriun që më helmoi fëmijën”, mësohet se u shpreh 50-vjeçari në momentin që iu dorëzua policisë greke.

Lajmet Dyshonte se i përdhunonte të bijën, shqiptari vret kunatin në Greqi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>