Dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 40 kg marijuanë në kufirin grek; 1 person i arrestuar

Dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 40 kg marijuanë në kufirin grek; 1 person i arrestuar

40 kg kanabis janë sekuestruar nga policia në kufirin greko-shqiptar pasi në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë.

Dyshohet se sasia e kanabisit ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek 47 vjeç. Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro.

Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Lajmet Dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 40 kg marijuanë në kufirin grek; 1 person i arrestuar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>