Dy të vrarë me armë në Tiranë / Vëllai vret vëllanë, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë. Atje vëllai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllanë e tij, e më pas ka vrarë veten.

Viktimat raportohet se janë dy vëllezërit Lulëzim Cani, 68-vjeçar dhe Vehap Cani, 63-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë zbarkuar forca të shumta policie dhe ambulanca.

Njoftimi i policisë Tiranë – Informacion paraprak

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Ora News

Lajmet Dy të vrarë me armë në Tiranë / Vëllai vret vëllanë, më pas vetëvritet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>