Dy persona ia grabisin 100 euro një taksistit
Dy persona të panjohur ia kanë grabitur 100 euro një taksistit.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur në orën 03:30 të shtunën, në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.
“Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taxi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media