Dy ndeshje suspendim për Theo Hernandez

Mbrojtësi i majtë i Milanit Theo Hernandez është suspenduar me dy ndeshje, ndërsa Francisco Conceicao i Juventusit është dënuar me një ndeshje pezullim pas publikimit të raportit disiplinor pas ndeshjeve të raundit të 7-të të Serie A gjatë fundjavës.

Theo Hernandez u përjashtua me karton të kuq për mospajtim pas fishkëllimës së gjyqtarit për fundin e ndeshjes në humbjen ndaj Fiorentinës të dielën, përcjellë KosovaPress.

Ai tani do të mungojë në ndeshjet e Milanit në shtëpi kundër Udineses dhe ndaj Bolonjës në udhëtim pas pushimit ndërkombëtar, përcjellë KosovaPress.

Ndërkohë, Conceicao u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të dytë të ashpër. Ai tani nuk do të jetë i disponueshëm për vizitën nga Lazio më 19 tetor.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker