Dy ministrat e qeverisë, në kufi me Serbinë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Departamentit të Kufirit, Fehmi Xhata, sot kanë vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit.

Sveçla tha se Policia e Kosovës po mbronë kufinjtë e vendit dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë. Bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avansimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar”, tha Sveçla.

Derisa theksoi se mbështetja nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet.

Lajmet Dy ministrat e qeverisë, në kufi me Serbinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>