Dy marrëveshjet që firmosi Blinken në Tiranë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ishte këtë të enjte në një vizitë në Tiranë ku ka nënshkruar 2 memorandume me Shqipërinë.

Këto memorandume kanë të bëjnë me mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Nga pala shqiptare, firmën mbi këto memorandume e hodhi ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Pas firmosjes, Blinken së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilluan një konferencë për shtyp, ku nuk munguan mesazhet e sekretarit të shtetit si për reformën në drejrësi edhe për çështjen e Kosovës.

Blinken tha se pavarësisht se ka qenë e vështirë reforma në drejtësi ka filluar të japërezultate.

Duke folur për Kosovën sekretari i shtetit tha se dialogu i mundësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbi është ivemti shteg për të qetësuar situatën.

Marrëveshjet e firmosura:

Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Memorandumi mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lajmet Dy marrëveshjet që firmosi Blinken në Tiranë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>