Dy gra mashtrojnë 55-vjeçaren, i vjedhin 10 milionë lekë duke u paraqitur ‘si vajzat e saj’

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për dy shtetase, Sh. T., 36 vjeçe, dhe Xh. T., 32 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.

Ato akuzohen për veprën penale të “Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim.

Procedimi ka filluar pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila ka denoncuar se këto dy shtetase e kanë mashtruar përmes telefonit, duke u prezantuar si vajzat e saj dhe duke i marrë një shumë prej rreth 1,000,000 lekësh.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker