Dy ekipe italiane interesohen për shërbimet e lojtarit shqiptar të Romës

Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, ka qenë pjesë e “verdhebluve” deri në vitin 2020, deri kur u transferua te “verdhekuqtë”, pjesë e të cilëve është edhe aktualisht.

Shqiptari pritet që në këtë merkato të bëjë lëvizjen më të mirë për të, për të gjetur minuta në mënyrë që të rifitojë gjendjen e tij më të mirë fizike, pas një pjese të parë të sezonit në të cilën ai nuk zbriti fushë për shkak të operacionit në gju, që u detyrua ta kryente pas dëmtimit që mori sezonin e shkuar.

Kumbulla ka edhe mundësi të tjera për të gjetur një vend titullari, pasi qendërmbrojtësi “kuqezi” pëlqehet shumë edhe nga dy klube të tjerë të Serie A, më saktë nga Xhenova dhe Torino.

Megjithatë, transferimi më i arritshëm shihet ai te Verona, klub ky mbrojtësi u rrit, në mënyrë që të punojë sa më mirë për t’u rekuperuar nga dëmtimi dhe kthehet në 100% e tij.

Lajmet Dy ekipe italiane interesohen për shërbimet e lojtarit shqiptar të Romës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>