Dy aksidente me fatalitet në Shqipëri këtë mëngjes, humbin jetën një 31-vjeçar dhe një 22-vjeçar

Dy aksidente tragjike janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Shqipëri ku humbën jetën dy persona.

Një automjet është përplasur me një kamion në aksin rrugor “Përrenjas-Librazhd”, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi i automjetit dhe një pasagjer që udhëtonte më të mori lëndime.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale Y.Z., është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksidenti tjetër ndodhi më herët në rrugën “Vllazërimi” në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si Denis Hoxha, 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker