Durmishi paraqet keqpërdorimet në njësitë për patentëshofer

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka prezantuar të premten disa të gjetura për keqpërdorime në njësitë për patentëshofere gjithandej Kosovës, veçanërisht në atë në Pejë. Ai tha se dyshohet për një ndërmarrje të gjerë kriminale për të cilën kanë dorëzuar prova në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Por, sipas tij, situatë më e mirë nuk është as në qendrat tjera për patentë shoferë në Kosovë.

Durmishi ka thënë se treguar se në Pejë janë hasur keqpërdorime të dyshimta pasi ka pasur numër tejet të madh kandidatësh që i janë nënshtruar provimit praktik për patentë shofer dhe ata kryesisht nga qytete krejt të tjera.

“Nga ajo që kemi gjetur deri tani, dyshimet tona kanë të bëjnë me një ndërmarrje të gjerë kriminale që mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë… Gjatë monitorimit të këtyre qendrave kemi hasur në keqpërdorime, por në Pejë kemi hasur në një dukuri që në njësitë tjera nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidatë më 2023 që kishin kaluar provimin praktik në kategorinë B, C dhe C1, të gjithë kandidatët pothuajse kanë qenë nga qytete të ndryshme, prin Podujeva, Malisheva, Gjilani, Drenasi, Kamenica, etj. Është shumë e dyshimtë atëherë kur një kandidat nga Kamenica shkon në Pejë për ta kaluar provimin në pjesën praktike”, ka thënë ai.

Durmishi ka thënë se në Pejë është gjetur se në shumë dosje ka mospërputhje të dokumentacionit.

“Ka raste kur kandidati i është nënshtruar provimit teorik më 2023 në Prishtinë, e në dosje figuron që e ka kaluar provimin më 2022 në Pejë. Ka shumë raste që kandidatët i janë nënshtruar provimit më 2022, e me certifikatën e Kryqit të Kuq janë pajisur më 2023”.

Dyshime janë ngritur edhe për ekzaminerë.

Ai ka përmendur njërin i cili, siç ka thënë Durmishit, për dy javë i ka kaluar 200 kandidatë.

“Kemi gjetur se është keqpërdorur emri dhe nënshkrimi i një ekzamineri që ka dalë në pension. Një pjesë e madhe e kandidatëve që e kanë kaluar provimin, nuk kanë qenë fare në Kosovë në atë kohë. Kemi një rast kur një ekzaminer është angazhuar vetëm dy javë në Pejë dhe brenda kësaj periudhe ky ekzaminer i ka kaluar 200 kandidatë në pjesën praktike. Kjo është dukshëm mbi mesatare dhe janë kryesisht kandidatë nga komuna të tjera”, ka potencuar ai.

Durmishi ka njoftuar se për ekzaminerët e dyshuar janë ndërmarrë masa.

“Tre ekzaminerëve iu kemi shkëputur vendimet, e lëndët me të gjeturat i kemi dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Pejës. Pas përfundimit të hetimeve, në rast të vërtetimit të këtyre pretendimeve nga gjykata, jam i obliguar që sipas ligjit ta bëjë edhe anulimin e këtyre provimeve”, ka deklaruar ai.

Lajmet Durmishi paraqet keqpërdorimet në njësitë për patentëshofer >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>