Dukagjini test i vështirë, Batatina: Do të luftojmë për titull

Formën e mirë të këtij fillim sezoni në Superligën e Kosovës, skuadra e Llapit kërkon ta vazhdojë edhe në këtë fundjavë në përballje me Dukagjinin.

Edhe pse Dukagjini po kalon në krizë të rezultateve, trajneri i Llapit Tahir Batatina thotë se skuadra e Ismet Munishit është shumë e rrezikshme dhe se ballafaqimi nuk do të jetë i lehtë.

“Jemi duke punuar maksimalisht, e kemi shfrytëzuar edhe pushimin e kombëtares që ta bëjmë maksimumin, ta marrim maksimumin nga seancat stërvitore, ngarkesën e djemve të skuadrës që të paraqitemi mirë në ndeshjen e radhës. Na pret një ndeshje jo e lehtë, një ndeshje e vështirë, duke e ditur se Dukagjini se vendas luan jashtëzakonisht mirë, ka një skuadër të mirë, por ne jemi duke bërë maksimumin që ta japim gjithçka nga vetja dhe të marrim një rezultat pozitiv”, tha Batatina.

Formën e mirë të Llapit, Batatina e lidh me faktin se skuadra nuk ka pasur ndryshime të mëdha.

“Llapi ka pasur ecurinë më të mirë në këtë vit se vitin që lamë pas nëse shohim në xhiron e tetë ku është në pozitë, nuk kemi qenë asnjëherë më parë në këtë pozitë. Mendoj që Llapi ka ditur në sezonin e dytë të kthehet fuqishëm, por mendoj që kësaj here jemi edhe në sezonin e parë për arsye se skuadra ka bërë pak lëvizje, pak ndryshime në skuadër, dy-tri prurje, të cilat kanë ardhur shumë cilësore, mendoj që kanë filluar të adoptohen në skuadër, ta kuptojnë filozofinë time si trajner, filozofinë e lojës, atë se çfarë dua nga lojtarët dhe kjo na ka ndihmuar të jemi lart në tabelë”, ka thënë Batatina.

Batatina thekson se ka shumë skuadra që do të luftojnë për titullin e kampionit deri në fund të kampionatit.

“Është herët për të thënë, sepse gjithmonë ka befasi, por ne e dimë që skuadrat siç është Ballkani, është kampioni në fuqi, është Drita skuadër shumë e mirë, Malisheva nuk mënjanohet, është skuadër shumë lart, Gjilani, Prishtina, këto janë skuadra të cilat, mendoj Suhareka ndoshta është viti i parë, është shumë vështirë të thuhet që lufton për kreun e tabelës, duke e ditur që ka shumë rrugë deri lart, por këto skuadra mendoj se mund të luftojnë deri në fund për kreun e tabelës”, tha Batatina.

Synimin e Llapit për titullin kampion në këtë edicion të garave e ka potencuar edhe futbollisti Arbër Bytyqi.

“Besoj që Dukagjini edhe përkundër jo rezultateve të mira, e ka pasur një lojë shumë të mirë, besoj që ka merituar më shumë pikë dhe është një ekip shumë cilësor…Normal që Llapi çdo vit është me synimin kryesor për titull, po ashtu edhe këtë vit, sepse kemi një skuadër mjaftë cilësore”, ka thënë Bytyqi.

Ballafaqimi ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet të dielën nga ora 13:00.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker