Dukagjini – Prishtina, Trepça ’89 – Drita, mbyllen pjesët e para, situatë e çuditshme në Klinë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjes e sotme të javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Rahoveci.INFO.
Dukagjini e Trepça ’89 në pushim kanë shkuar me epërsi identike 1:0 ndaj Prishtinës, përkatësisht Dritës.
Në Klinë goli u shënua (autogol i Mërgim Pefqelit) pas një situate tepër të pazakontë.
Derisa vendësit po e kryenin një gjuajtje nga këndi, gjyqtari Mentor Ajeti ndali lojën duke treguar për një ndërhyrje të palejueshme të vendësve, por çuditërisht pasi topi hyri në rrjetë dhe pasi u konsultua me VAR-in, goli i vendësve u pranua.
Ndërsa, në Mitrovicë, golin e epërsisë për Trepçën ’89 e shënoi Armend Gashi në minutën e 13-të.
Lajmet Dukagjini – Prishtina, Trepça ’89 – Drita, mbyllen pjesët e para, situatë e çuditshme në Klinë >> Rahoveci.INFO.