Dukagjini ia vështirëson edhe më tepër punën Malishevës

Dukagjini ka fituar në udhëtim te Malisheva me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme, e njëkohësisht duke ia komplikuar edhe më tepër Malishevës punën në luftë për të mbijetuar në elitën e futbollit të Kosovës.
Goli i parë u shënua në minutën e 44-t me anë të ukrainasit Vladyslav Khomutov, i cili shënoi për 0-1.
Në pjesën e dytë, përsëri loja ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që gjeten rrjetën nga një herë.
Të parët shënuan vendasit me anë të Faruk Bihorac (44’) për 1-1, por mysafirët e rikthyen në lojë me anë të Marclei Santos (65’), i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Dukagjini e sheh veten në pozitën e pestë me 29 pikë, teksa Malisheva renditet e teta me 25 pikë.
Lajmet Dukagjini ia vështirëson edhe më tepër punën Malishevës >> Rahoveci.INFO.