Dugolli për çështjen e pasulit, thotë se “një kompani e afërt me LDK-në” i kishte helmuar disa ushtarë të FSK-së
Enver Dugolli nga Vetëvendosje i ka reaguar deputetëve të LDK-së pasi e kritikuan ministrin Sveçla që tha mbrëmë se disa tenderë nuk i kanë bërë publikë që mos t’i tregohen Serbisë e Rusisë.
Dugolli e ka përmendur ushqimin në FSK dhe ka thënë se kur reagojnë për gullashin dhe pasulin e dikujt që e ka pasë monopolin në ushqim, sipas tij, kjo tregon për goditjen që ia ka bërë qeverisja aktjale një kompanie të afërt me LDK-në.
“Deputetë të LDK-së sikurse nja 2-3 portale kur flitet për çështjen e ushqimit të FSK-së flasin si me përbuzje duke përmendur ‘’gullashin’’ e ‘’pasulin’’, ama fakti që reagojnë për gullashin e pasulin e dikujt që për gjithë këto vite ka pasur monopolin në ushqim kjo tregon për goditjen që i ka bë qeverisja aktuale një kompanie të afërt pikërisht me këtë subjekt”, ka shkruar Dugolli.
Ai tutje ka shkruar se deputetët e LDK’-së bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme sigurie.
Ai tha se një kompani e afërt me LDK-në i kishte helmuar disa ushtarë të FSK-së.
“Për më shumë këta qëllimisht bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme dhe sigurie, dhe harrojnë sepse pikërisht kjo kompani (përveçse një varg parregullsish të evidentuara me vrejtje serioze) kishte helmuar kohë më parë me ushqim një numër ushtarësh|, ka thënë ai.
Dugolli në fund ka thënë se “në fytyrat e Hykmetes, Doarses e Rukiqit është e vërtetë që nuk shihet pasuli e gullashi sepse këta janë të një shtrese tjetër, por ama shihen qartë grupet e interesit”.