Dreshaj akuzon Vetëvendosjen për ‘puç’ në Komisionin hetimor

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar pas zhvillimeve sot në Komisionin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore ku deputetët e Vetëvendosjes në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren kanë zgjedhur kryesuesin e këtij komisioni.

Dreshaj, i cili është kryesues i komisionit, ka thënë se deputetët e partisë në pushtet kanë nxjerrë nga mbledhja edhe stafin teknik të Kuvendit që kanë tërhequr vërejtjen për shkeljet gjatë mbledhjes. Ai ka përkujtuar se kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e komisionit e zgjedh vetëm Kuvendi.

“Në përpjekje për të fshehur manipulimet me subvencionimin e teksteve shkollore, deputetët e Vetëvendosjes sot paskan vendosur të bëjnë puç në Komisionin Hetimor që e kryesoj unë. Në kundërshtim me Ligjin e me rregullore, paskan vendosur që në Komision të zgjedhin kryesuesin e zëvendëskryesuesin e Komisionit Hetimor. Por këtë të drejtë e ka vetëm Seanca Plenare e Kuvendit, o të mjerë”, ka shkruar Dreshaj.

Lajmet Dreshaj akuzon Vetëvendosjen për ‘puç’ në Komisionin hetimor >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker