Drekat e evropianëve për qëllime të pajtimit Kosovë-Serbi!
Bashkimi Evropian ka shtuar përpjekjet e tij për të përafruar vendet e Ballkanit Perëndimor përmes takimeve të niveleve të larta, përfshirë edhe atë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Një takim të ngjashëm gjatë kësaj jave pritet ta zhvillojë edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Përfaqësuesit e partisë në pushtet thonë se takimet në fokus duhet të kenë veprimet destabilizuese të Serbisë. Ndërsa, opozita ka kritikuar Qeverisë për mungesë të vizionit në dialog me Serbinë.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell të mërkurën në New York, pret në një drekë pune liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur Komisioni Evropian. Në takim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Të mërkurën, përfaqësuesi i Lartë, Borrell do të presë gjashtë liderë nga Ballkani Perëndimore në një drekë tradicionale pune”, ka thënë Kommisioni Evropina.
Një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor ku ishin edhe kryeministri Kurti dhe presidenti Vuciq u mbajt javën e kaluar me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, përmes së cilës u përçua porosia se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve si parakusht për përafrim me Bashkimin Evropian.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, tha se fokus i këtyre takimeve duhet të jenë veprimet e Serbisë të cilat, siç tha, me veprimet e saj po e destabilizon rajonin.
“Çështja e dialogimit në mes të liderëve të Ballkanit Perëndimor do të duhet të ketë një fokus, atë për veprimet e Serbisë për t’iu kthyer normalitetit”, ka thënë Kusari.
Partitë opozitare ndërkohë, kanë kritikuar Qeverinë për mungesë vizioni në proces të dialogut.
“Fatkeqësisht dëmet për Kosovën vazhdojnë të jenë të mëdha, ndërsa Kosova vazhdon të jetë nën sanksion Serbia vazhdon të amnistohet”, ka thënë Abelart Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së.
Politologu, Fidan Ukaj, vlerëson se zyrtarët evropianë po mundohen që përmes drekave dhe darkave të përafrojnë kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për një takim ta radhës, duke e ditur se takimet në Bruksel po dështojnë.
“Këto iniciativat rajonale janë në funksion për përafrimin e palëve në Bashkimin Evropian. Pa shmangshëm këto takime jashtë të procesit dialogutes janë takime në funksion të normalizimit”, ka thënë Ukaj për rtv21.
Sipas politologut Ukaj janë të domosdoshme rezultatet në dialog si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë për përafrim me Bashkimin Evropian.
“Pa implementimin e kushteve është i pamundur përafrimi me BE-në dhe përfitimi nga plani i zgjërimit të BE-së. Të dyja vendet mbesin peng i zbatimit të marrëveshjesve”, ka thënë ai.
Përpjekjet e fundit të emisarit Miroslav Lajcaka për një takim trepalësh midis kryenegociatorëve kishte dështuar për shkak, sic u tha, Serbia kishte kërkuar që të flitet për Asociacionin dhe veriun e Kosovës. Prej më shumë se një viti ndërkohë, Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar ndërmjet vete pavarësisht faktiti se BE-ja ka provuar në disa raste që t’u ulë ata përballë njëri-tjetrit./RTV21/21Media