Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit aksion në disa lokacione në rajonin e Gjakovës
Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka thënë se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, pa dhënë detaje tjera.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Kelani.
Lajmet Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit aksion në disa lokacione në rajonin e Gjakovës >> Rahoveci INFO.