Drejtori i PK-së thotë se sivjet synohet të bëhet Policia e Kryeqytetit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, foli në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për Policinë e Kryeqytetit, që synohet të bëhet këtë vit.

Hoxha tha se projekti parasheh që të themelohet një drejtori e veçantë për Prishtinën me “një strukturë unike”, që përfshin njësi të trafikut, njësi të reagimit të shpejtë e njësi të hetimeve.

“Projekti ynë lidhet me strukturën e re të Policisë që ne e kemi aprovuar vitin që shkoi. E në kuadër të kësaj strukture ne kemi paraparë që në kuadër të drejtorisë rajonale në Prishtinë me e themelu një drejtori të veçantë të Policisë për kryeqytetin, për Prishtinën. Ajo do të ketë një strukturë unike. Drejtori i kësaj drejtorie do t’i japë llogari drejtorit rajonal dhe zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë. Kjo drejtori do të ketë më shumë kapacitete policore. Do të ketë një njësi të veçantë të trafikut, do të ketë një njësi të veçantë të reagimit të shpejtë ose njësi mbështetëse operacionale; do të ketë njësi unike të hetimeve për të gjitha tri stacionet policore të Prishtinës, do të ketë njësi të planifikimit, një zëdhënës dhe do të ketë kapacitete në mënyrë që t’u dalë ballë sfidave që i ka Prishtina si kryeqytet dhe si qytet shumë i ngarkuar me aktivitet kriminal dhe dinamikë të madhe të zhvillimit dhe të frekuentimit të njerëzve. Kjo ka qenë perspektiva jonë”, tha ai.

Hoxha tha se disa shërbime për Policinë e Kryeqytetit tashmë janë unifikuar.

“Kemi unifiku disa prej shërbimeve. Për shembull, e kemi pasë një shërbim mbështetës në Vranjevc, një shërbim mbështetës në qendër, një në jug.. i kemi bërë një, një qendër komunikimi të përbashkët, i kemi unifiku disa njësi”, tha ai.

Drejtori i Policisë parlajmëroi se “do të ketë një shtim të numrit të policëve në këtë drejtori të veçantë”.

“Qëllimi ka qenë që Prishtinës t’i japim më shumë potencial dhe strukturë unike, në mënyrë që përgjegjësia për siguri të bie mbi një drejtor, jo në tre komandantë të stacioneve policore, pastaj edhe mënyra e raportimit dhe marrja e përgjegjësisë do të jetë më e drejtpërdrejtë”, tha Hoxha. “Ne do të synojmë që gjatë këtij viti t’i kompletojmë këto struktura, në mënyrë që t’i shohim rezultatet e punës gjatë këtij viti”.

Lajmet Drejtori i PK-së thotë se sivjet synohet të bëhet Policia e Kryeqytetit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>