Dorëzohet kërkesa për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka kërkuar hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Ai ka dorëzuar shkresë në Universitetin e Beogradit dhe Ministrinë e Arsimit të Serbisë, duke iu kërkuar takim.

Lutfiu ka thënë se hapja e kësaj dege, përbën interes edhe për qytetet e rajonit, të cilat janë afër Preshevës.

“Sot përmes një shkrese iu drejtova Universitetit të Beogradit-Fakultetit Filologjik, Katedrës së Albanologjisë, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë. Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajmet Dorëzohet kërkesa për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>