Dorëzimi i eshtrave të 3 personave tek autoritetet serbe / EULEX: Ishim aty me përfaqësuesit e IML-së
Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it bashkë me përfaqësuesit e e IML-së dje në pikën kufitare në Merdar kanë dorëzuar eshtrat e tre personave që së fundi u identifikuan.
EULEX-i ka thënë se eshtrat e një personit i janë dorëzuar familjes, ndërsa të dy të tjerëve i janë dorëzuar autoriteteve serbe.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IML dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjekoligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e IML-së, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
#EULEX forensic experts joined yesterday representatives from the Kosovo’s Institute of Forensic Medicine at the Merdare Common Crossing Point in handing over the remains of 3 persons, recently identified, after positive DNA matching was obtained.
More: https://t.co/kA2BrOzSFr— EULEX Kosovo (@EULEXKosovo) June 19, 2024
Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë dje për Radion Evropa e Lirë se mbetjet e trupave që u dorëzuan sot, janë mbajtur në Institut që nga paslufta, por ka pasur probleme për identifikimin e tyre.
“Kanë qenë në Institut, sepse nuk kanë mundur të identifikohen gjatë kësaj kohe për arsye se familjarët nuk kanë dhënë mostra të gjakut që të mund të identifikohen. Vitin e kaluar janë dhënë mostrat e gjakut të familjarëve edhe janë dërguar mostra shtesë të ADN-së, të cilat na kanë dhënë rezultatet e atyre që janë të identifikuar”, ka thënë ai.
Lajmet Dorëzimi i eshtrave të 3 personave tek autoritetet serbe / EULEX: Ishim aty me përfaqësuesit e IML-së >> Rahoveci INFO.