Dorëhiqet kryetari i degës së PD-Rithemelimi në Korçë

Kryetari i degës Korçë të PD të grupit të Rithemelimit, Devis Osmani është dorëhequr nga detyra.

Osmani u zgjodh kryetar i Rithemelimit në prill të vitit 2022. Përmes një njoftimi drejtuar strukturës ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale.

“Dëshiroj t’ju informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës. Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj. Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj.

Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores”, ka thënë Osmani.

Lajmet Dorëhiqet kryetari i degës së PD-Rithemelimi në Korçë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>