“Doja të vazhdoja shkollën dhe të ndiqja ëndrrat e mia”, flet vajza që vrau babanë – si e fshehu krimin për 10 ditë

Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën”.

Kështu ka deklaruar Hygerta Meta, e cila vrau babanë e saj në fshatin Shënavlash të Durrësit dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë, ndërsa familja e shpalli të zhdukur.

19-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa theksoi se shkak ishte bërë fakti se babai, Pëllumb Meta, donte ta fejonte me një djalë nga fshati i saj, Shënvlash i Durrësit, emigrant në Itali.

“Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava.”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se familja përbëhej nga 5 pjesëtar, 3 fëmijët (2 djem dhe vajza) dhe 50-vjeçari dhe gruaja e tij jetonin në fshatin Shënavlash.

Një nga djemtë ka bërë denoncim se babai ka humbur dhe policia ka nisur hetimet dhe kontrollet dhe kanë gjetur fillimisht makinën e të ndjerit të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes dhe ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza 19-vjeçare e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë.

Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate. Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt, gjatë hetimeve agjentët gjetën makinën e tij në sektorin Rinia të braktisur. Këtu nisën dhe dyshimet e para për fatin e burrit.

Disa familjarë janë marrë në pyetje, deri kur vajza ka pranuar autorësinë e krimit. Ajo ka deklaruar se e ka vrarë të atin, më pas e kishte lidhur, mbështjellë me batanije dhe varrosur të kasollja e bagëtive.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshon se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë. Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.

Lajmet “Doja të vazhdoja shkollën dhe të ndiqja ëndrrat e mia”, flet vajza që vrau babanë – si e fshehu krimin për 10 ditë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>